Çfarë mund të presim nga Apple në të ardhmen?

2012 për Apple ka nisur në mënyrën më të mirë. Produkti i parë i lëshuar ka qenë iPad-i i ri, që me sa duket është mjaft i suksesshëm. Cilat do të jene lëvizjet e ardhshme të Apple? Sigurisht që presim një renovim të linjës së MacBook, si për Air ashtu edhe për Pro, e mundshme që të mbërrijë edhe një version 15 polësh i MacBook Air dhe ndoshta linja MacBook Air do të ketë një renovim për sa i përket dizajnit.

Flitet edhe për një MacBook Pro të ri më të hollë, të ngjashëm me atë Air. Por këto do të jenë vetëm disa nga të rejat që do të shohim në vitin 2012. Përveç iPhone 5, në projektet e Apple gjejmë edhe iOS 6, një përditësim më i madh i versionit aktual iOS 5, me shumë funksione të reja. Por flitet edhe për një iPod Touch të ri me funksione telefonike të avancuara, dhe disa flasin që tani për një iPad të gjeneratës së katërt.

iOS 6 mund të sjellë teknologji të reja për telefoninë wireless, lajmi konfirmohet nga disa njoftime pune të publikuara nga Apple në faqen e tij zyrtare, që të bëjnë të supozosh për një zgjidhje VoLTE ose VoIP në pajisjet e ardhshme iOS, ose më mirë voice over LTE dhe voice over IP. Grupi i punës Apple Wireless Technology po kërkon inxhinierë të rinj që të kenë eksperiencë me disa teknologji që operojnë në fushën e sinjaleve vokale dhe në bazën e shërbimeve të komunikacionit vokal LTE.

Një iPhone i ri LTE nuk do të jetë diçka e re, duke parë lëshimin e kësaj teknologjie në iPad-in e ri, që ka po të njëjtën teknologji super të shpejtë. Por gjithnjë njoftimet për punë na ofrojnë detaje të tjera për lëvizjet e Apple, flasim për iPad 4 dhe iPhone 5, por mbi të gjitha për një iPod Touch të mundshëm, me funksione të avancuara. Apple kërkon ekspertë në VoIP, SIP, RTP, GSM / UMTS, CDMA, dhe IMS për krijimin e një rrjeti të përshtatshëm për produktet e saj, për të shfrytëzuar më së miri teknologjinë Facetime, iMessage dhe shërbime tjera të iOS.

Marrë nga: infoalbania

  

Lajme të ngjashme

Back to top button