Kryetari i Maqedonisë takon liderët e partive Rome

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov nesër, më 6 prill, 2012 – e premte, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve (8 prilli), do t’i takojë liderët e partive rome në Republikën e Maqedonisë.

Në takim do të marrë pjesë z. Amdi Bajram nga Aleanca e Romëve të Maqedonisë, z. Shaban Saliu nga partia Forcat Demokrate të Romëve, z. Nezhdet Mustafa, Partia e Bashkuar për Emancipim të Romëve, z. Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, dr. Bajram Berat, Partia për Integrim të Romëve.

Takimi do të mbahet në Vilën Vodno, në orën 10.30./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button