Përfitimet shëndetësore nga vera e kuqe

A është e vërtetë se vera e kuqe mund të përmirësojë shëndetin tonë dhe të na ofrojë jetëgjatësi? Shkencëtarët kanë filluar ta pohojnë këtë gjë. Hulumtuesit kanë zbuluar se vera e kuqe është e pasur me flavonoide, që janë të mira për shëndetin tonë.

Flavonoidet njihen më së miri për cilësitë e tyre antioksidante dhe ndihmojnë trupin t’i rezistojë sëmundjeve si :”alergjitë, virusalet dhe sëmundjet kancerogje”. Gjithashtu, edhe  antioksidantët ndihmojnë trupin t’i rezistojë sëmundjeve kardiovaskulare.

Cabernet Sauvignon, Petit Syrah dhe Pinot Noir janë disa nga verërat që kanë përqindjen më të lartë të antioksidantëve dhe flavonoideve. Vetëm se vera bën mire, s’duhet ta teprojmë me të, pasi që po ta bëjmë atë, ashtu si me çdo ushqim tjetër, mund të dëmtojë shëndetin tonë.

Por, po t’i shtojmë një gotë verë dietës tone ditore, do të bëjë padyshim një ndryshim të kënaqshem në shëndetin tonë. Shumica e specialistëve të shëndetit pohojnë se për burrat 1 deri më 2 gota verë në ditë dhe për femrat një gotë në ditë bën shumë mirë.

Ndërsa eksperti kardiovaskular, prof. Roger Corder, i cili ka studiuar për shumë vite përfitimet e verës së kuqe, në librin e tij më të ri “Dieta ushqimore e verës”, thotë se është i bindur se të gjithë ne duhet ta përfshijmë verën e kuqe në jetën e përditshme.

Marrë nga: health.com

Lajme të ngjashme

Back to top button