Akomodim pa pagesë në Shkup për Superkupën e UEFA-s

Rritja e madhe e çmimeve për akomodime në hotele në Shkup, por edhe në Maqedoni ka bërë që disa të rinj të marrin një iniciativë për shkak Superkupës së UEFA-s së ardhshme të fillojnë aksion për zbardhjen e fytyrës së Shkupit, njofton Portalb.mk.

Në projektin e tyre më të ri SuperKupSkopje, anëtarët e bashkësisë WeTalkIT, i bashkojnë fansat e futbollit të cilëve u nevojitet akomodim me persona nga Maqedonia të cilët kanë dëshirë t’u ofrojnë akomodim pa pagesë.

Qëllimi i këtij projekti është që sa më shumë qytetarë të jenë amvis të një ose dy mysafirëve në shtëpitë e tyre, me qëllim që të mundësojnë vend ku të rinë dhe ta ndjekin garën mes Real Madritit dhe Mançester Junited.

Që t’u mundësoni akomodim, krevat, gjithçka që duhet të bëni është të hyni në faqen http://supercupskopje.com/ dhe të tregoni se çfarë lloj të krevatit mund të ofroni.

Mysafirët e interesuar për akomodim janë paralajmëruar me profilin e Facebookut në ueb faqe dhe përmes dërgesës me SMS porosi, ndërsa ju si amvis vetë vendosni se cilin do ta pranoni në shtëpinë tuaj.

Ju ftojmë të kyçeni në iniciativë dhe të mundësojmë akomodim pa pagesë për fansat e futbollit! Kyçuni në http://supercupskopje.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button