Mamaqi-homoseksualëve: Ktheni sytë nga Zoti

Ylli televiz shqiptar, Ermal Mamaqi, i ka uruar shokët e tij homoseksualë në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transofobisë, mirëpo i ka ftuar ata që t’i kthejnë sytë nga Zoti.

“Dua të uroj të gjithë koleget e mi GAY dhe ti them që unë dhe Pastori i kishës sime, jemi kundra martesave GAY”.

“Ktheni sytë nga Zoti dhe mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë… Mos i mbani sytë nga vetja”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ermal Mamaqi që së fundmi ka bërë ‘boom’ me emisionin e tij televiziv ‘6 ditë pa Ermalin’ është ndër shqiptarët me më së shumti shokë në Facebook, me mbi 1 milionë e 227 mijë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button