E zonja edhe në punët e shtëpisë!

Bukuroshja e skenës sonë Morena Taraku, në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se si është ajo në të vërtetë. Në intervistën ndryshe Morena ka theksuar se është një vajzë si gjithë të tjerat, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë shumëçka të pathënë deri më tani…

Është njëra ndër fytyrat publike më të komentuara të momentit. Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku e cila përveç punës me publikun, i cili është mësuar ta shohë gjithmonë të rregulluar e në top-formë, tregon se ka një jetë normale si gjithë të tjerët. E për të vërtetuar këtë ajo për Tribunën ka treguar se kur ka hyrë së fundmi në trafik urban, a i bën punët e shtëpisë e shumë gjësende tjera që nuk i ka folur më herët…

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Taraku: Si pjesën më të bukur të jetës sime.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Taraku: Libri i Danielle Steel ‘Një yll plot dritë’, ndërsa filmi që më së shumti më ka bërë përshtypje është filmi ‘In The Dark’

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Taraku: Dhurata e fundit nga nëna ime.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Taraku: Që u besoj shumë njerëzve.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht tek një femër/mashkull?
Taraku: Sinqeritetin.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Taraku: Gënjeshtarëve dhe tradhtarëve.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Taraku: Më pëlqen shumë sporti.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?
Taraku: Një gënjeshtër e padashur.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Taraku: Tash vonë.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Taraku: Besimi në persona të gabuar.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Taraku: Pa telefon.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Taraku: Ma kujton nënën time.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Taraku: Para një jave.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku i kishit shpenzuar më parë?
Taraku: I kisha ndihmuar personave që kanë nevojë, gjë që do ta kishte bërë çdokush, besoj. Këtë edhe e bëj me shumë dashuri, si çdo herë në jetën time.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Taraku: Ëndrrat e mia!

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Taraku: Po çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button