Është djegur një autobus në qendër të Shkupit
Dje në orën 14-të në Shkup në rrugën “Dimitrije Çupovski”, në stacionon e autobusëve “Rekord” është djegur një autobus i linjës 23, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
Sipas policisë autobusi është drejtuar nga ana e shoferit 51 vjeçar me iniciale Gj.Gj nga Shkupi. Nuk ka udhëtarë të lënduar.
Nga ana e ndihmës së brigadës për mbrojtje nga zjarri, zjarri është shuar.