Japonezët, gati për të dërguar mesazhe në Hënë (Video)

Prodhuesit japonezë të pijes “Pocari Sweat” publikuan ditën e sotme plane për të dërguar një kanoçe prej titani, të krijuar enkas për të zbritur në sipërfaqen e Hënës në vitin 2015. Mbi këtë kanoçe do të shkruhen mesazhe nga fëmijë japonezë dhe përdorues të internetit. Ato do të ruhen në 120 pjata titani dhe do të paketohen në një pajisje të quajtur “kapsula e ëndrrave”.

Si do të arrijë kanoçja atje?

Ajo do të lëshohet me anë të një rakete Falcon 9. Pasi raketa të plotësojë udhëtimin 4 ditor e gjysmë për në Hënë, shpikja e firmës “Pocari Sweat” do të depozitohet në sipërfaqe të Hënës nga anija hapësinore e kompanisë private “Griffin”. Firma farmaceutike “Otsuka” tha se kapsula do të niset nga Florida në tetor 2015.

Kapsula është zhvilluar në mënyrë të veçantë për këtë projekt, që t’u rezistojë temperaturave ekstreme nga – 170 gradë Celcius gjatë natës në 110 gradë Celcius gjatë ditës.

Kompania shpreson se misioni do ta ndihmojë të fitojë çmimin “Google Lunar X”, një shumë prej 20 milionë dollarësh për kompaninë e parë që do të dërgojë një pajisje në Hënë, e cila mund të udhëtojë 500 metra mbi sipërfaqe dhe të transmetojë imazhe të Hënës, të një cilësie të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button