Çështja e emrit ka qenë një ndër temat kryesore të Mogerinit në Athinë

Turqia dhe kontesti me emrin e Maqedonisë kanë qenë çështjet kyçe për të cilat dje në Athinë ka diskutuar përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri  Federika Mogerini me kryeministrin Aleks Cipras dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolla Koxias, njofton Portalb.mk.

Pas takimit me Koxias, Mogerini e ka theksuar rëndësinë e Ballkanit dhe ka thënë se rajoni do të jetë prioritet për Bashkimin Evropian. Ajo ka shprehur besim se muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi që të bëhet avancim në bisedat mes Athinës dhe Shkupit për kontestin rreth emrit dhe mes Prishtinës dhe Beogradit për vështirësitë që i kanë të dy vendet mes tyre.

Koxias ka thënë se Greqia në përgjithësi i përkrah përpjekjet e BE-së për hyrje të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ai ka përsëritur se Athina e përkrah qëllimin e Shkupit për hyrje në BE prej kur do të zgjidhet kontesti me emrin. Koxias ka shtuar se “shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit tani do të jetë më lehtë në krahasim me të kaluarën duke pasur parasysh ndërrimin e qeverisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button