Ende asgjë s’është ndërmarrë për dislokimin e deponisë në Tetovë

Vazhdojnë premtimet për dislokimin e deponisë në Tetovë mirëpo tashmë disa ditë nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.  Sistemi i ri i mbyllur për ngarkim shkarkimi e mbeturinave që u lëshua një javë më parë në qytetin e Tetovës, funksionon por mbeturinat që janë  në deponin e vjetër të qytet vazhdojnë të mbeten aty. Ata janë një problem i madh si për qytetarët që kalojë aty por edhe për banorët e lagjes Dardania. Nga  ndërmarrja publike komunale Tetova –Tetovë thonë përsëri se punohet në mbarjen e mbeturinave, njofton Alsat M.

Stacioni i ngarkim shkarkimit  funksionon mirë, me disa  probleme fillestare të cilët i kemi evituar me bashkëpunëtorët nga Shkupi dhe çdo gjë është në rregull.  Të gjitha mbeturinat hidhen në këtë deponi ngarkim shkarkimi por kemi edhe dy kamion të cilët i bartin për në Gostivar. Te deponia e vjetër pastrohet që ajo të pastrohet njëherë e përgjithmonë – deklaroi Nazif Jashari, NPK  Tetova- Tetovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button