Zbulohet televizioni ku do ta shohim Marina Vjollcën

Këto ditë në media po flitet shumë për largimin e Marina Vjollcës nga Top Channel. Ndërsa moderatorja po shijon pushimet, mediat shkruajnë që ajo e ka mbyllur me Top Channel.

Sado e pabesueshme të duket ta shohim në një ekran tjetër, duket se jemi shumë pranë këtij ndryshimi. Sipas Blitz.al, Marinën do ta shohim në Tv Klan. Faqja që para pak ditësh shkroi për dorëheqjen e Marinës nga Top Channel, sot ka dhënë lajmin për destinacionin e ri të prezantueses.

Marina Vjollca është shfaqur për herë të parë si balerinë në Fiks Fare dhe prej disa sezonesh drejton së bashku me Edi Manushin, Procesin Sportiv.

Ende nuk dihet asgjë për projektin e ri televiziv që do të drejtojë biondja e bukur e televizioneve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button