Pas tërmetit të frikshëm, turistët largohen të dëshpëruar nga Turqia dhe Greqia (Foto/Video)
Dy persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi tërmeti i fuqishëm goditi bregun turk brenda natës, duke shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet në ishullin Kos.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballësh ishte jashtë qytetit turk të Bodrumit pranë ishujve grekë.
Zyra e Jashtme i udhëzoi vizitorët “të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e tronditjeve të tjera”.
Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk të Bodrumit.
Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.
Vala me sa duket ishte mjaft e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.
Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosën.