Nuk ka paraburgim për kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovskin, mbetet pa pasaportë

Për kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovskin nuk ka paraburgim, por vetëm i është marrë pasaporta dhe do të duhet të paraqitet në Gjykatë njëherë në javë, që do të thotë se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për Trajkovskin, i akuzuar për rastin “TNT” për shkatërrim joligjor të objektit Kosmos, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i kësaj Gjykate që ta pranojë vendimin e Gjykatës së Parë dhe të mos e pranojë propozimin e PSP-së për përcaktimin e masës për paraburgim për të akuzuarit, e përkrah fakti se i akuzuari u paraqit para Gjykatës së shkallës së dytë dhe ka dhënë betime për praninë e rrjedhës së mëtejme të së njëjtës, dhe e Gjykata vlerëson, ndërsa duke pasur parasysh të gjitha rrethanat të rastit dhe paraqitjen nga ana e palëve, se do të arrihen qëllimet e masave të përcaktuara për kujdesie, si masa për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe për zhvillim të pa pengesë të procedurës penale”, shkruan në arsyetimin e vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button