Në Kuvend do të ushtrohet palestër

Me shembullin e parlamenteve Evropiane si Belgjikë, Kanada, Greqi, edhe kuvendi i Maqedonisë do të fitojë një palestër në të cilën veç më janë vendosur pajisje ndërsa përveç deputetëve ajo do të shërbejë edhe për 300 punëtorët në Kuvend, informoi arkitekti kryesorë i Kuvendit, Bilana Ivanovska. 


Janë ndërtuar edhe 100 zyra për deputetët dhe 6 salla për seanca të komisioneve. 

Salla e madhe protokollare e vendosur nën kupolën e madhe është gjëja më e theksuar e hapësirave të reja me të cilat do të shërbehet Kuvendi. Kjo sallë do të shërbejë për takime ndërkombëtare dhe do të ketë 250 ulëse. 

Rekonstruimi i Kuvendit ka filluar në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button