Aksidentohet drejtori i Agjencisë së intelegjencës

Aksident të rëndë ka pësuar mbrëmë drejtori i Agjencisë së intelegjencës së Maqedonise, Naqe Çulev kanë njoftuar mediat maqedonase. 

Sipas tyre, në automobilin e Çulevit i cili ishte duke u kthyer nga udhëtimi zyrtar nga Bullgaria, ka goditur një BMW me targa bullgare. 

Çulev ka kaluar me lëndime të lehta në gjoks, kurse shoferi i tij e ka të thyer njërën këmbë. Në veturë ka qenë edhe udhëheqësi i njësisë për analitikë, i cili ka kaluar me lëndime të lehta në kokë. 

Nga MPB theksojnë se nuk kanë informacion për këtë aksident, pasi sektori për marrëdhënie me publikun nuk merr informacione nëse nuk ka viktima në njerëz. 

Lajme të ngjashme

Back to top button