NATO: KFOR-i do të mbetet në Kosovë derisa është e nevojshme

KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme, ka thënë komandanti i Komandës së SHBA-së për Evropë dhe komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Kertis M. Skaparoti.

Skaparoti i cili sot ka qëndruar në Beograd dhe ka biseduar me krerët më të lartë ushtarakë të shtetit serb në një intervistë për Tanjug ka thënë se NATO është e brengosur për shkak të propozimit që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese.

“NATO është e brengosur për shkak të propozimit që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese, por e përshëndet gatishmërinë e të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë atje për inkuadrim në debatin për të ardhmen e këtyre forcave”, potencoi gjenerali amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button