Maqedonia u ofroi ndihmë Serbisë dhe BeH-së për vërshimet

Kryeministri Nikolla Gruevski sot njoftoi se Qeveria me kujdes është duke i ndjekur gjendjet me vërshimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi.

“Dërguam letër deri te dy qeveritë për gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për të dërguar ndihmë, e cila në këto momente kritike do të ishte e dobishme”, tha Gruevski.

Letra ngushëllimi janë dërguar deri te kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe deri te kryetari i Këshillit të ministrave të BeH-së, Vejkosllav Bevanda.

“Gjendja në këto shtete është alarmante. Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe pret madje edhe përkeqësim të situatës gjatë orëve në vazhdim. Ne jemi të gatshëm për diçka që do të na kërkohet, me të gjitha resurset tona në dispozicion të cilat i kemi për këto qëllime”, potencoi Gruevski.

Kryeministri shtoi se e ka aktivizuar Shtabin për kriza të Republikës së Maqedonisë.

“Bisedova me ministrin Janakieski që në çdo kohë ta ndjekin gjendjen në Republikën e Maqedonisë. Nesër do të kenë edhe seancë”, theksoi Gruevski.

Nga lajmet të cilat i kam marrë nga Shtabi i krizave, siç tha, situata në Republikën e Maqedonisë tani për tani është e mirë.

Gruevski theksoi se tani për tani, sipas parashikimeve të motit, nuk pritet të ketë vërshime. Por, sipas tij, nuk duhet të jemi shumë të sigurt kur bëhet fjalë për motin.

Lajme të ngjashme

Back to top button