Ekskluzive: Bardhi dhe Rustemaj bëhen të Koblenzit

Enis Bardhi sot ka arritur të konkretizoj marrëveshjen e paralajmëruar javë më parë, që ishte pranë kontratës me ekipin gjerman TuS Koblenz. 

Sipas informative zyrtare mësojmë se Bardhi së bashku me shqiptarin tjetër i cili është me prejardhje nga Kosova, por i lindur në Suedi, Besnik Rustemaj, kanë nënshkruar kontarë një vjeçare me ekipin Koblenz, që garon në Bundesligën 4.

“Jemi mëse të kënaqur që arritëm kalimin në një ekip me emër të Gjermani. Dëshira ynë ishte të jemi në një ligë më të fortë se ajo e Suedisë, dhe kjo ëndërr po bëhet realitet. Nuk besoj se do ndalemi me kaq, ne do të tregojmë se kemi kualitete dhe shpresoj që me lojë të mirë dhe nëse nuk kemi lëndime, do të dëshmojmë aftësitë tona”, është shprehur enkas për “Portalb|, Bardhi.


Dje Enis Bardhi dhe Besnik Rustemaj kanë luajtur me ekipin e tyre të ri Koblenz, kundër Bayer Leverkuzen dhe që të dy futbollistët shqiptarë kanë treguar një super ndeshje, që kanë lënë drejtuesit e klubit pa fjalë, me që kjo edhe u dha mundësinë që sot menjëherë të nënshkruajnë kontratën një vjeçare. Besniku gjithashtu ka qenë edhe realizues i një goli.

Enisi dhe Besniku te Koblenzi do të jenë së bashku me shqiptarin tjetër me prejardhje nga Kosova, por që ka shtetësinë zvicerane, sulmuesin 23 vjeçar, Ideal Iberdemaj. 

Enis Bardhi nga skuadra e FC Shkupi, kaloi te Brnondby, e që më pas tw bashkohet me ekipin suedez Prespa Birlik ku luajti së bashku me Besnik Rustemaj. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button