Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në takim të KSA

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilën do të kryesojë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërkaq do të bashkëkryesojë përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini.

Në takim, si përfaqësues i Komisionit Evropian, do të marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.

Zëvendëskryeministri Osmani në takim pritet ta elaborojë Planin 3-6-9, përbërjen e tij, zbatimin e tij dhe efektet e pritura, si dhe t’i përsërisë angazhimet e Republikës së Maqedonisë për mbylljen e të gjitha çështjeve politike dhe heqjen e të gjitha pengesave për riaktivizimin e procesit eurointegrues.

Do të kërkohet edhe mbështetje konkrete për reformat, si dhe mbështetje për sigurimin e hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian të cilat më qartë do ta reflektonin dukshmërinë e perspektivës evropiane të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button