Gjyqtarë shqiptarë për miqësoren, Spanjë-Bolivi

Gjyqtari shqiptar, Lorenc Jemini dhe dy ndihmësit e tij anësorë, Ermal Barushi e Denis Rexha do të gjykojnë ndeshjen miqësore Spanjë-Bolivi, citon Supersport.

Kampionët e botës do të përballen më 30 maj në Sevilla me kombëtaren e Xabier Azkargorta, si përgatitje për Botërorin e kësaj vere.

Nga ana tjetër edhe ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Turqisë do të arbitrohet nga shqiptarë, pikërisht nga Bardhyl Pashaji dhe ndihmësat Rejdi Avdo e Ridiger Çokaj. Sfida do të zhvillohet më 21 maj në Mitrovicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button