Update: Flamuri nga Komuna e Tetovës është larguar për kohë të shkurtër
Burime nga Komuna e Tetovës për Portalb sa po e konfirmuan lajmin që flamuri shqiptar ka qenë i hequr nga shtylla, por për një kohë të shkurtër në mbrëmjen e së mërkurës.
“Flamuri, gjegjësisht shtylla ishte e dëmtuar prandaj e larguam flamurin, i cili brenda disa orëve, pasi që u rregullua gjithçka sërish është kthyer në vend. ” thonë nga Komuna.
*********************************************************************
Vendi ku ishte flamuri shqiptar në shtyllën para Komunës së Tetovës ka mbetur bosh. Flamuri është hequr. Një lexues i Portalb i ka dërguar fotot në vijim i cili deklaron se janë bërë para pak çasteve.
Portalb do ta kontaktojë Komunën sa të fillojë orari i punës, për ta konfirmuar këtë akt.
Si duket komuna e Tetovës me flamurin kuq e zi