Sevilla kampione e Ligës së Evropës

Sevilla është kampione e re e Ligës së Evropës, pasi në finalen e zhvilluar në Torino triumfoi ndaj Benficas pas ekzekutimit të penalltive.
Spanjollët e Sevillas janë ‘mbretërit’ e rinj të Ligës së Evropës. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur ta mposht Benfican në finalen e Torinos për të ngritur trofeun e kampionit.

Sevilla triumfoi 4:2 pas ekzekutimit të penalltive në një sukses tejet të madh për ta këtë edicion.

Sfida në kohën e rregullt dhe në vazhdime përfundoi në barazim 0:0, ndonëse të dyja skuadrat patën raste mjaft të mira shënimi.

Edhe pse e gjithë ndeshja nuk u karakterizua me asnjë gol të shënuar, kjo përballje dhuroi mjaft emocione dhe aksione të bukura nga futbollistët e të dyja skuadrave.

Kjo është humbja e dytë rresht në finalen e kësaj gare për Benfican, pasi vitin e kaluar u mposht nga Chelsea.

Lajme të ngjashme

Back to top button