Sevilla kampione e Ligës së Evropës
![Benfica mbetet edhe më tutje pa titull evropian](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/2B653A4EEBEEDB61ACD619008EAE01C2.jpg?fit=420%2C262&ssl=1)
Sevilla është kampione e re e Ligës së Evropës, pasi në finalen e zhvilluar në Torino triumfoi ndaj Benficas pas ekzekutimit të penalltive.
Spanjollët e Sevillas janë ‘mbretërit’ e rinj të Ligës së Evropës. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur ta mposht Benfican në finalen e Torinos për të ngritur trofeun e kampionit.
Sevilla triumfoi 4:2 pas ekzekutimit të penalltive në një sukses tejet të madh për ta këtë edicion.
Sfida në kohën e rregullt dhe në vazhdime përfundoi në barazim 0:0, ndonëse të dyja skuadrat patën raste mjaft të mira shënimi.
Edhe pse e gjithë ndeshja nuk u karakterizua me asnjë gol të shënuar, kjo përballje dhuroi mjaft emocione dhe aksione të bukura nga futbollistët e të dyja skuadrave.
Kjo është humbja e dytë rresht në finalen e kësaj gare për Benfican, pasi vitin e kaluar u mposht nga Chelsea.