BDI: Populli vendos kush do jetë në qeveri jo PDSH

BDI ka reaguar ndaj  konferencës për shtyp të PDSH-së e cila ka kërkuar nga BDI se nëse nuk i përmbush premtimet për integrimin e Maqedonisë në NATO, atëherë ata duhet ta lëshojnë skenën politike.

BDI thotë se në demokracitë parlamentare janë qytetarët ata që vendosin me votë për fatin e partive politike.

“Legjitimiteti i BDI-së buron nga vullneti politik i shqiptarëve, ndaj janë pikërisht ata dhe jo PDSH që vendosin se cila parti do të qeverisë, cila do të qëndrojë në opozitë dhe cila do të zhduket nga skena politike”, vlerëson partia. 

“BDI është parti e përgjegjshme, me politika kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht të verifikuara, dhe si e tillë ajo ka vizion, di dhe mundet të bëjë atë çfarë duhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Ajo që PDSH na dha sot për të kuptuar është se, ka kaluar në grupin e atyre që kërkojnë t’ua mbushin mendjen qytetarëve, se integrimi në BE dhe në NATO nuk janë zgjidhje për problemet që ka shteti”.   

BDI thekson se kjo është hera e parë që një parti shqiptare guxon të hedhë dyshime mbi përfitimet që sjell integrimi dhe të tentojë të lëkundë orientimin euroatlantik të shqiptarëve.

“Avokat i cilave qarqe anti-BE dhe anti-NATO ka zgjedhur këtë herë të jetë PDSH”, pyet BDI në reagimin e s

Lajme të ngjashme

Back to top button