Irak, me paradë ushtarake kremtohet çlirimi i Mosulit nga DEASH

Në qendër të Bagdadit sot u organizua paradë ushtarake për të kremtuar çlirimin e paradokohshëm të Mosulit nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Parada ushtarake u mbajt në Zonën e Gjelbër afër selisë së Qeverisë irakiane, ndërsa morën pjesë zyrtarët më të lartë irakianë në krye me kryeministrin Haidar al-Abadi.

Parada e forcave ushtarake dhe policore të Irakut u organizua nën masa të shtuara të sigurisë, ndërsa forcat ajrore dhuruan një spektajël në qiellin e Bagdadit.

Kryeministri i Irakut, Abadi më 10 korrik shpalli Mosulin të çliruar nga terroristët e DEASH-it të cilin e kontrollonin nga vera e vitit 2014. Ky qytet vlente si bastioni kryesor i DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button