Çarshia e Shkupit, mes jetës së natës dhe fëmijëve lypsarë (FOTO)

“Kafshatë që s’kapërdihet është Çarshia”, kështu do të ishte shprehur, Migjeni, poqë se në ditët e sotme do të ecte mbi kalldërmat e Çarshisë së Shkupit, ku thuajse në çdo 10 metra, mund të shohësh duar të zgjatura për të kërkuar lëmoshë, shkruan Portalb.mk.

Kalldërma të cilat janë shkatërruar edhe pse shumë vonë të ndërtuara krijojnë përshtypjen se gjithçka e re po rënohet.

Çarshia e Shkupit e cila paraqet një nga vendet që gërsheton antiken dhe modernen, historinë dhe të ardhmen e Shkupit, nostalgjinë dhe origjinalitetin që i bëri ballë ndryshimit kohor, përballë Ballkanin me Evropën dhe të pasurit me të “mjeruarit” e Migjenit. Përderisa në tokën e saj qëndrojnë ulur nëna dhe fëmijë me dorën shtruar në artaritë e saj bëhet tregti me ari prej mijëra eurosh.

Çarshia e Shkupit 1

Nëse ti vendos të vendosësh një qindarkë në duart e lypsarëve do të shpërblehesh me shumë urata por nëse nuk e bën atë, thjesht injorohesh. Ka raste që refuzimi për shpërblim të lypsarëve të rezultojë edhe me mallkim dhe sharje nga lypsarët.

Nëse ec më tej, mund të atakosh shumë shitore, shitësit e të cilëve qëndrojnë në dyer, disa në telefona e disa me gota të çajit në duar dhe të tjerë tek sa hedhin ndonjë koment atje tutje për kalimtarët.

Çarshia e Shkupit 2

Por më poshtë, është Xhamia në të cilën zhvillohet hutbeja në gjuhën turke. Dashje ose pa dashje shumica e të frekuentuarve janë shqiptarë, pronarë të shitoreve në Çarshi ose ndonjë student që vje aty nga leximorja që gjendet 100 metra larg saj.

Xhamia e Çarshisë së Shkupit
Xhamia e Çarshisë së Shkupit

Ka dhe restorante dhe kafene Çarshia. Si gjatë ditës edhe gjatë natës, nese vendos të ulesh në to për tu shërbyer me ndonjë pije apo ushqim më të lirin në qytetin e Shkupit, nuk do mungojnë as edhe vizitat e të miturve. Nuk janë vizita të cilat të mbushin me gjallëri, dashuri dhe sinqeritet, por janë vizita të cila ta këpusin shpirtin.

Çarshia e Shkupit 3

Shumë shpesh në kafenetë e Çarshisë, edhe në orët pas mesnate, për vizitë do t’i kesh fëmijët të cilët vijnë në tryezat e këtyre, jo për tu shërbyer a argëtuar edhe ata si ne, por për të shtrirë dorën për mëshirë.

Disa prej tyre përfitojnë në kundërvlerë të faculetave a ndonjë krembananeje, gjë e cila të lë të nënkuptosh se ata përdoren si fuqi punëtore.

Portalb.mk tentoi të merr prononcime nga ata, që të gjithë u shprehën se janë aty për t’i ndihmuar familjet e tyre ngaqë kanë kushte të vështira ekonomike, ndërkaq pronarët e shitoreve dhe restoranteve u shprehën se disa herë kanë tentuar t’i largojnë por që sërish paraqiten.

Portalb: Pse po i shet këto faculeta?

Fëmija: Për të fituar para?

Portalb: Çfarë do të bësh me paratë?

Fëmija: Do ia dërgoj prindërve në shtëpi ngaqë asnjëri nuk punon. Unë punoj për familjen.

Ky ishte një nga dialogjet që Portalb e bëri me fëmijët që shesin gjësende dhe ushqime në Çarshi. Këto ishin fëmijë të nacionalitetit shqiptar.

Ndërkaq ata që kërkojnë lëmoshë janë të nacionalitetit romë.

Për këtë pronarët e shitoreve dhe restoranteve u shprehën se disa herë kanë tentuar t’i largojnë por që sërish paraqiten.

20170711_202806

Çarshia e Shkupit

20170711_220228

Por, më të revolutarit për këtë fenomen janë frekuentuesit e kafeve në Çarshi të Shkupit të cilët për Portalb.mk u shprehën se ka rastisë që edhe pas mesnate të vijnë fëmijët dhe tu kërkojnë lëmoshë.

“Ka shumë fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Ne dalim në orët e vona të natës dhe ata sërish i kemi këtu. Vijnë në tavolinat e kafenesë dhe kërkojnë para”, tha një i ri.

Një burrë i moshës së mesme u shpreh i revoltuar ndaj institucioneve të cilët nuk ndërmarrin masa për të zgjidhur këtë problem të kahmotshëm.

“Është problem i madh, një sepse fëmijët shpesh herë edhe keqpërdoren nga rrjetet e ndryshme por edhe ajo se kështu shkelen të drejtat e fëmijëve duke i lënë rrugëve dhe duke i përdorur si fuqi punëtore”, tha një i moshuar.

Përndryshe, përdorimin e fëmijëve si fuqi punëtore është trajtuar vite më më parë edhe nga Portalb.mk.

Ekspertët vlerësojnë se duhet të punohet më shumë në këtë fushë të rëndësishme për shoqërinë, që në mënyrë më aktive, shteti, shoqëria dhe veçmas OJQ-të, të hartojnë projekte dhe të ndërmarrin aktivitete për parandalimin e kësaj dukurie negative.

Por sërish edhe pse një problem i kahmotshëm, ai edhe sot është aktual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button