Skandaloze! Zeqiri nga Radishani: MPB na tha të mos japim më deklarata

Faik Zeqiri u takua të martën me prefektin e komunës së Butelit dhe dy përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ç’rast u bisedua rreth sulmeve të njëpasnjëshme të kësaj familje në lagjen Radishan të Shkupit.

Ua kufizojnë lirinë e shprehjes!

Zeqiri u shpreh i revoltuar dhe tha se ky takim ishte vetëm sa për sy e faqe, dhe ajo që më së shumti e revoltoi atë ishte kur përfaqësuesit e MPB kërkuan që të mos japin më deklarata.

“Takimi ishte vetëm për sy e faqe. Familja na u nda në gjysmë, kjo është e tmerrshme dhe nga MPB na kërkohet të mos japim deklarata. Ata ishin shqiptar nuk e kuptoj pse na than ashtu është e pa logjikshme. Ne do të japim, jetën e kemi në rrezik, nuk mund të themi se çdo gjë është mirë. Kryetari i komunës na tha se do të ketë kontrolle më shumë dhe se do të bisedohet me fqinjët tanë, por dyshoj që kjo çështje do të zgjidhet”, tha për Portalb, Zeqiri.

Ai shtoi se edhe ai personi që iu është kërcënuar me armë zjarri atë ditë që u sulmuan para shtëpisë së tyre, është liruar me kusht.

“Ai na kërcënoi kishte armë, mund të na vriste, kurse MPB e liron. Jemi të tmerruar unë fëmijët nuk i kam këtu, e gjithë familja është shpërndarë, kështu më nuk shkon, nuk jemi farë të sigurt, shpresojmë që asgjë e keqe nuk do të ndodh, shpresoj të ketë ndonjë reagim, sepse kjo nuk është hera e parë që sulmohemi”, theksoi për Portalb, Zeqiri.

Në këtë takim nuk arriti të merrte pjesë zëvendës ministri i MPB, Zemri Qamili edhe pse premtoi. 

“Takimi është mbajtur në komunën e Butelit, kanë marrë pjesë të tria palët. Është biseduar për të gjitha rastet gjithashtu do të takohen edhe ditën e enjte, kur do të marrin pjesë edhe kryetarët e bashkësive lokale”, tha Qamili i cili disa orë pasi që lajmëruam se është zhdukur na tha që gjendet në Moskë.

Familja Zekiri është një familje e qetë shqiptare, e cila merret me biznese private, por që kohëve të fundit janë bë cak i ngacmimeve dhe sulmeve të maqedonasve të kësaj ane.

LEXO MË SHUMË:

Frika dhe ankthi vazhdon të mbisundojë në këtë familje, gjysma e së cilës u detyrua të shpërngulet në Gjermani! 

Zeqiri nga Radishani: A ka dikush t’i ndal këto huliganë?!

VIDEO-Momenti i eksplodimit të bombës në Radishan

VIDEO: Dëshmia e të sulmuarve në Radishan

Lajme të ngjashme

Back to top button