Rama: Kurrë nuk do të bëj gabimin, që pas shpinës tuaj të veproj kundër jush (VIDEO)

Edi Rama

– Pa rrumbullakosur asnjë fjali, ju rrëfej çfarë di e kuptoj po edhe ndjej, teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej 3 ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t’u pikasur nga njerëz, për t’u fotografuar e filmuar; një makinë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s’kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Me një parti në opozitë, që me të dalë titrat në televizione, lëshohet me kuç e me maç kundër meje, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë, kundër interesit kombëtar; pa asnjë skrupull, pa asnjë sens mase, pa asnjë respekt për kohën që i duhet të vërtetës të dalë në shesh.

Lëshohet një për të gjithë e të gjithë për një, e tërë lukunia e pushtetit që rrënoi vendin 8 vite më parë, që e la vendin në një situatë të rënduar, me korrupsion e krim që e mbyti vendin. Atyre ua kam thënë vazhdimisht në Parlament se duan të përfitojnë nga hallet e panumërta që njerëzit e këtij vendi kanë plot.

Puna e Qeverisë së re është në fillimet e veta. E dinë se sa më shumë kalon koha, ju njerëzit e këtij vendi, do shihni do prekni do jetoni me ndryshimet e rilindjes, që do të sjellim, për Shqipërinë, ne ekonomi, arsim, rend, shëndetësi, drejtësi. Ekonomia ka filluar të japë shenjat e parë të daljes nga agonia.

E dinë fare mire se nuk mund të thonë me se taksat nuk u ulën për 97% të shqiptarëve. Nuk mund të thonë se shtëpitë nuk mund të legalizohen falas. Ka nisur të marrë rrugën e duhur çdo gjë, pasi ministria e Brendshme nuk është me streha e bashkëpunimit të shtetit me krimin. Këtë e dinë mirë ata që janë në krye të kësaj shfaqje.

Policia që ne po kthejmë në krye të detyrës është një kërcënim i pashoq për burimet e vjetra të të ardhurave nga krimi.

Do provojmë me fakte dhe shifra, por dhe me nivelin e qetësisë, mirëqenies dhe dinjitetit vendit ponë ne sytë e botës se çfarë investimi të mençur ka bërë populli shqiptar në 23 qershor. Çdo shqiptar të bëjë drejtësi për krime e vjedhje për askënd që nuk do mund të amnistohen.

S’ka asgjë të vërtetë në asnjë fjalë që lidh emrin tim me të zeza e të këqija të këtij vendi që e dua me shpirt, dhe ju njerëzi e këtij vendi që me keni bërë nder duke më vënë në krye të qeverisë së vendit tim. Unë nuk jam i pagabueshëm, por kurrë nuk do mund ë bëj gabimin për të punuar pas shpinës tuaj, nuk jam bërë kryeministër për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.

Kush e lidh emrin tim me trafikun e drogës, unë i rezervoj mëshirën time për llumin ku është zhytur mendërisht e psiqikisht. Po kush lidh Shqipërinë e sotme me Kolumbinë e djeshme, meriton përbuzjen e çdo të vdekuri që e deshi e çdo të gjalli që e do Shqipërinë sot.

I kam dëgjuar disa, shumë ndër ta edhe dashamirës, kur thonë se unë nuk e mora seriozisht plakun e SHQUP-it kur na tha për avionët e drogës.

Çfarë ka këtu për t’u marrë seriozisht dhe për çfarë arsye? Po sot që po flasim ka ndonjë shqiptar që e ka ndjekur gjithë ngjarjen që të mendojë se në Divjakë paska funksionuar një rrugë e trafikut të drogës dhe askush të mos e ketë parë përveç plakut të SHQUP-it. Ky film ishte si një film, se plazhi i Divjakës është një aeroport. Po të ma thoshin përsëri në Parlament nesër pasnesër se në Divjakë ngrihen avionë përnatë, do të përgjigjesha se aty ngrihet një lukuni mushkonjash. 

Ne nuk mund të merrnim seriozisht çmendurinë se në Divjakë e Gjadër paska linjë të përnatshme. Dyshimet e paprovuara,  siç dolën ilegalisht, në një periudhë që përfshin kohën e qeverisë sonë nga strukturat inteligjente datojnë shumë para qeverisjes sonë. Përderisa ngrënë akuza ku ne nuk na shkon as mendja, do të thotë se diçka dinë. 

Do t’ju gënjeja nëse do ju thoja sot se ne i kemi këputur të gjitha fijet e korrupsionin në polici e ushtri, lufta kudër trafikut të drogës është në fazën e tij të parë.

Lazarati as nuk u mboll me drogë në vjeshtën tonë në qeveri, as nuk u mbrojt nga qeveria jonë. Droga që u kap është mbjellë rehat në qeverisjen e kaluar.

Reagimi i shtetit ka ardhur dhe do vijë vetëm duke u forcuar, e rrethi duke u bërë më mbytës për trafikantët e çdo lloji.

Opozita bën politikë me krimin dhe e frymëzon krimin. Madje është po aq i interesuar të dëmtojë policinë e shtetit. Kjo quhet luftë interesash të një pushteti të humbur, që jep shpirt e nuk heq dorë. Ju kërkoj të mos ju bëjnë për budallenj njerëz që nuk ju kanë kërkuar aspak ndjesë për të këqijat e problemet që ju kanë shkaktuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button