Ja pesë shqiptarët e Zvicrës

Selektori i Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve që ka ftuar për Kupën e botës, Brazili 2014.
Valon Behrami do të luajë në kampionatin e tyre të tretë botëror të futbollit, pasi që është përzgjedhur nga trajneri i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld të paraqitet me këtë ekip në kupën e botës, Brazili 2014.

Behrami ka luajtur më 2006 në Gjermani dhe 2010 në Afrikën e Jugut.

Veç tij ndër futbollistët shqiptar për Zvicrën do të paraqiten edhe Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi.

Për Xhemailin e Shaqirin ky është botërori i dytë, pasi që i pari është paraqitur edhe në Gjermania 2006, ndërsa Shaqiri në Afrika e Jugut 2010. Për Xhakën dhe Mehmedin ky është botërori i parë në karrierën e tyre.

Behrami ka më së shumti paraqitje për Zvicrën 46 paraqitje/2 gola, Xhemaili 32/1, Shaqiri 31/8, Xhaka 24/4 dhe Mehmedi 19/1.

Në listë nuk është gjetur Pajtim Kasami i cili ishte ftuar në dy takimet e fundit dhe ka shënuar 1 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button