Dënime më të ashpra për rishitësit e biletave para Superkupës në Shkup

Në seancën e nesërme të Kuvendit duhet të miratohen plotësimet dhe ndryshimet e Kodit Penal në pjesën e tregtisë së palejuar, me të cilat parashikohen dënime për shitje të paautorizuar të biletave për ndeshjet dhe lloj tjetër të manifestimit. Këto ndryshime të Kodit Penal, të cilat sot njëzëri u miratuan nga ana e Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, miratohen në prag të ndeshjes Mançester Junajted – Real Madrid  më 8 gusht në Shkup në kuadër të Superkupës 2017.

Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal janë përkrahur nga anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Me ndryshimet parashikohen të dënohet edhe ai që që në mënyrë të paautorizuar ofron, reklamon, shet, i mundëson tjetrit shitje ose ndërmjetëson në shitjen e biletave për ndeshje publike sportive ose manifestime të ndryshme të publike kulturore.

Sipas nenit 277 nga Kodi penal, për atë që në mënyrë të paautorizuar blen, shet ose këmben sende ose mallra me vlerë më të madhe, qarkullimi i të cilave është i ndaluar ose i kufizuar, do të dënohet me dënim me para ose me burg deri një vit. për organizatorët e rrjeteve rishitëse janë paraparë dënime me para ose dënime deri tre vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button