Tetovë, banorët e shtëpive të djegura nuk dinë ku ta kalojnë natën (FOTO)

Banorët e Shtëpive të djegura mbrëmë te lagjja e re afër fabrikës  “Zhito Pollog” në Tetovë, gjatë ditës së sotme kanë pastruar rrënojat e mbetura pas zjarrit. Ata thonë se nuk mund të improvizojnë qoftë edhe një dhomë të vogël sa për të kaluar natë.

“Zjarri është ndezur nga qiriu me të cilin ndriçojmë, jo që është bë me qëllim po ajo u ndez dhe s`mundeshim ta ndalim më. Tash kemi mbet jashtë s`kemi ku shkojmë shoqen e kam nëpër spitale”, deklaroi  Basri Kurtishi, pronarë i shtëpisë së djegur.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat që sa më shpejtë të dalim në vendin e ngjarjes duke pasur parasysh se mundë të përhapet dhe të merr përmasa edhe më të mëdha, kemi dalë në vend ngjarje me tre automjete dhe gjashtë zjarr fikës me çka intervenuam dhe me sukses kemi bërë likuidimin e tërësishëm të këtij zjarri” tha Uka Aliti

Lajme të ngjashme

Back to top button