Angjushev: Investitorët e huaj të mirëseardhur në Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka marrë pjesë në forumin e biznesit  në kuadër të Samitit të 4-të për Ballkanin Perëndimor në Trieste, kumtuan nga Kabineti i tij.

Në forumin e biznesit, kanë mbajtur fjalime edhe Anxhelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme  dhe bashkëpunim ndërkombëtar i Republikës së Italisë, Johanes Han, komisar për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim, të Bashkimit Evropian, si dhe ministrat e angazhuar për ekonomi, industri dhe energjetikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i vendit nikoqir të samitit, ministri Alfano në fjalimin e tij në hapje të forumit të biznesit ka theksuar se protekcionizmi nuk është marrëveshje e vërtetë për zhvillim të ekonomisë. Ai ka plotësuar se transparenca e organeve shtetërore ndaj sektorit të biznesit janë kyçe për dinamikë më të lartë të ekonomisë, ndërsa sfidë e vërtetë është krijimi i vendeve të reja punës për të rinjtë, në të cilat është e ardhmja e çdo vendi.

Eurokomisari Han potencoi se ky Samit dërgon mesazh për mbështetje dhe stimul për reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministri Angjushev potencoi se Qeveria do të punojë në zhvillimin e bashkëpunimit të mirë me fqinjët, ndërsa paralelisht fuqimisht do të përkushtohet në zbatimin e reformave të nevojshme që e trasojnë rrugën e vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai u përqendrua edhe në politikën për tërheqje të investimeve të huaja në vend.

“Nga Triesta dërgoj mesazh dhe cftesë deri te të gjithë investitorët e juaj se janë të mirëseardhur në Republikën e Maqedonisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të sigurojmë kornizë për tërheqje të investimeve”, theksoj Angjushev.

Sipas tij, reformat në sektorin në sektorin energjetik janë gjithashtu një nga prioritete, por edhe sfidë e Qeverisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button