Tre kontradikta shqiptare në Maqedoni: Patriotizmi, feja dhe kapaciteti

1. Patriotizmi:
Shqiptarët në Maqedoni mbahen patriotë, por në zgjedhjet e fundit parlamentare të 27 prillit, në komunën e pastër shqiptare të Likovës, që ishte vatra e luftës së vitit 2001, Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, mori vetëm 362 vota, nga 11.535 persona që votuan. 
Po në zgjedhjet e 27 prillit, por në zgjedhjet presidenciale, po në komunën e Likovës, kandidati i VMRO-së Gjorge Ivanov mori 589 vota, ndërsa kandidati i LSDM-s, Stevo Pendarovski mori 580 vota, pra që të dy më shumë se Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha.

Për shqiptarët tashmë patriotizëm është interesi!

2. Feja
Shqiptarët në Maqedoni mbahen njerëz fetarë, por në zgjedhjet e fundit parlamentare të 27 prillit, nëse rezultatet janë të vërteta, shqiptarët në Maqedoni i kanë dhënë 153.646 vota BDI-së, kryetari i së cilës nuk ka lidhje me fenë dhe kurrë as nuk ka falur ndonjëherë namazin.
Shqiptarët janë fetarë vetëm sa për sy e faqe!

3. Aftësia (kapaciteti) 
Përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni shesin mend për politikë të madhe euro integruese, por ka rreth dy vite që nxënësit e katër shkollave në komunën e Çairit, të banuar me shumicë dërmuese shqiptare, i marrin dëftesat me emra maqedonas, megjithëse komuna e Çairit formalisht i ka ndërruar emrat e shkollave në tabelat në hyrje të tyre, në emra shqiptarë. Kjo ndodh ngaqë ligjet që shqiptarët në Maqedoni i kanë miratuar vet në 12 vitet e pasluftës së vitit 2001 nuk e lejojnë ndërrimin e emrave të shkollave, ashtu siç duan shqiptarët.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtet e kanë bërë veten që maqedonasit të mos i pyesin për asgjë!

Lajme të ngjashme

Back to top button