VIDEO: Dëshmia e të sulmuarve në Radishan

Shtëpia e familjes Zeqiri në Radishan të Shkupit u sulmua me dy bomba dhe me armë zjarri pak para mesnatës së mbrëmshme. Kryefamiljari Faik Zeqiri u shpreh se kjo që po u ndodh është terrorizëm.

Shtëpia e familjes Zeqiri në Radishan të Shkupit u sulmua me dy bomba dhe me armë zjarri pak para mesnatës së mbrëmshme. Kryefamiljari Faik Zeqiri u shpreh se kjo që po u ndodh është terrorizëm. Ai potencoi se familja e tij shtatë herë është sulmuar dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Faiku thotë se sulmi i mbrëmshëm ka shkaktuar trauma te fëmijët dhe nëna e tij. Ekipi i Civilit vizitoi këtë familje dhe ndjeu frikën dhe gjendjen e trishtuar të tyre.

“Një pjesë e familjes time është shpërngulur, ka ikur për shkak të dhunës. Ka dhjetë ditë që janë në Gjemani. Unë fëmijët nuk i kam këtu. Edhe më mirë që nuk i kam, sepse kanë mbetur me trauma. Edhe sikur të duam të jetojmë këtu, fëmijët nuk duan. Fëmijët duhet t’i largojmë, ku ka thënë Zoti. Unë personalisht nuk do të shpërngulem, përderisa nuk e gjej atë që po e bënë këtë”, tha Zeqiri.

Nëna e Faikut, Sherife Zeqiri, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo për pak sekonda kishte shpëtuar nga shpërthimi. Bomba ka shpërthyer pasi ajo ka dalë nga banja. Ajo ndihet e mërzitur për fëmijët dhe për të ardhmen e tyre.

“Isha në banjë për t’i pirë barërat dhe për pak do të më linte në vend bomba. Jemi në frikë, fëmijët nuk mund t’i lëshojmë as në shitore, nuk mund të shkojnë as në shkollë”.

Ndërkaq, anëtari tjetër i familjes, Fehmi Zeqiri, shprehet se kjo është një tragjedi që po u ndodh.

“Ndjehemi shumë keq. Kjo nuk ka ndodhur për herë të parë, kjo ka mundur të bëhet më e madhe. E kanë planifikuar të bëhet më e madhe, i kanë koordinuar bombat, njërën e kanë hedhur në oborr të shtëpisë, tjetrën në banjë. Nuk di çfarë të them, jemi duke shkuar nëpër spitale andej-këndej”, shprehet Zeqiri./ Civil

Lajme të ngjashme

Back to top button