Punë sa të doni, PDK, LDK e AAK premtojnë 370 mijë vende pune

Nëse janë të vërteta premtimet e partive politike, atëherë lirisht mund të thuhet se i lumi ai që do të jetojë në Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Lum kush do të rroj pas zgjedhjeve

Zyrtarisht fushata elektorale nuk ka nisur akoma, por faktikisht gjitha partitë janë tashmë në fushatë.

Duket se kryefjala e këtyre zgjedhjeve do të jetë punësimi.

Normalisht, partitë politike po përpiqen t’i manipulojnë hallexhinjtë e Kosovës, duke iu premtuar punë, transmeton Express.

Kështu dy ditët e fundit PDK, LDK dhe AAK kanë bërë premtime konkrete për të papunët.

PDK thotë se do t’i hap 50 mijë vende të reja pune.

LDK thotë se do t’i hap 120 mijë vende të reja pune.

AAK thotë se do hap 200 mijë vende të reja pune.

Premtimet e tyre, PDK dhe LDK, i kanë bërë përmes disa deklaratave të liderëve të tyre, derisa premtimi i AAK’së gjendet në broshurën e kësaj partie, të quajtur “Drejtimi i Ri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button