OH ”Kalliri i Mirësisë” filloi fushatën “Java e jetimit”

Sot edhe zyrtarisht filloi fushata “Java e jetimit”, e cila për të dytën herë me radhë po organizohet nga  OH “Kalliri i Mirësisë”.

Fushata është parashikuar të mbahet prej 12 deri më 18 maj. 

Objektivat e kësaj fushate janë: Ngritjae vetëdijes sëpopullatës për nevojat dhe brengat e kësaj kategorie të popullatës sonë, rritja e nivelit të përgjegjësisë sonë ndaj jetimëve, njoftimi i jetimëve nga Ballkani mes vete,s hfaqja e aftësive dhe sukseseve të jetimëve, grumbullimi i donacioneve për të ndihmuar jetimët në sferat e ndryshme të jetës së tyre.

Gjatë javës fushatës “Java e jetimit” është paraparë të realizohen aktivitete të larmishme si: programe radiotelevizive, shpërndarja e materialeve për ngritjen e vetëdijes së popullatës, organizimin e tribunave shkencore, koncerte humanitare që do të mbahen në Shkup dhe Kërçovë, vizita e monumenteve kulturore dhe historike në disa qytete të vendit tonë si dhe aksion për grumbullimin e donacioneve të cilat do të jenë në shërbim të jetimëve. Vlen të përmendet se këtë vit organizata ka ftuar në këtë eveniment mysafirë nga vendet e ndryshme ballkanike si: Turqia,Shqipëria,Kosova,Bosnja dhe lugina e Preshevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button