PRSD: Patriotizmi i rrejshëm i VMRO dhe BDI nxit dhunë dhe largim nga shtëpitë

PRSD, nëpërmjet një komunikate ka akuzuar partitë e koalicionit qeveritarë se për interesat e veta, nxisin ndjenjat nacionaliste të qytetarëve. 

“VMRO-DPMNE dhe BDI të udhëhequr nga nacionalizmi nxisin qytetarët në rrahje masive, nxisin sulme nëpër shtëpitë ku jetojnë dhe në forma tjera të dhunës që i detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë. Policia në vend që të intervenojë për të qetësuar situatën i konsideron ato si aksidente trafiku”, thotë PRSD.

PRSD vlerëson se interesat e përbashkëta të VMRO-DPMNE dhe BDI të cilët duket se nuk janë aspak interesa patriotike, kanë dominuar në formimin e qeverisë.

Kjo parti thotë se BDI i ka harruar interesat e shqiptarëve, ndërsa VMRO-DPMNE as që I kujtohet sa nga i vjen emri i partisë. Për këta, thotë PRSD më e rëndësishme është interesi financiar.

PRSD, kërkon nga kryeministri Nikolla Gruevski që të tregojë se sa dhe çfarë shantazhe ka marrë nga Ali Ahmeti.

Në komunikatën e kësaj partie thuhet se Gruevski duke kërkuar përkrahje nga qytetarët për shumicë absolute, mendoi se është koha që BDI ta largojë nga qeveria dhe tenderët të mos i ndajë më me Ali Ahmetin, por ata ti ndajë me miqtë partiak dhe të dëgjueshmit e Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button