Vërtetohet propozimi që Ivanova të emërohet sekretare e përgjithshme e Kuvendit

Propozimi që Cvetanka Ivanova, juriste dhe ish-deputete e LSDM-së të emërohet sekretare e përgjithshme e Kuvendit sot u votua në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Këtij vendimi i parapriu vendimi për shkarkim të sekretarit të deritanishëm Zharko Denkovski.

Seanca e komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është ndërprerë në pikën e tretë të rendit të ditës. Anëtarët e Komisionit është dashur të prononcohen për propozime për zëvendëskryetarë të Kuvendit të RM-së. Vazhdimi i seancës së Komisionit do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Paraprakisht deputetët nuk e kanë votuar propozimin e deputetit Dimitar Stevanaxhija, i cili kërkoi që Komisioni të votojë konkluzion që Kuvendi të shpallë vendim për zgjedhje të sekretarit të përgjithshëm dhe për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm përmes konkursit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button