Zëvendëskryeministri Osmani u takua me ambasadoren e parë të Japonisë në Maqedoni, Haneda

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e parë të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Kaiko Haneda.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, Osmani iu referua përkushtimit të Qeverisë për realizimin e planit 3-6-9, që nënkupton përmbushje të Reformave Urgjente Prioritare, në interes të procesit euro-integrues të vendit.

Zëvendëskryeministri, Osmani shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm bilateral njëzetvjeçar mes dy vendeve, i cili, siç tha ai ka treguar rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, prej të cilave para së gjithash përfitojnë qytetarët. Në këtë kontekst ai e theksoi ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë si dhe shembull përmendi donacionin e pajisjeve mjekësore dhe automjeteve për kujdesin primar shëndetësorë në më shumë komuna, por ai gjithashtu tha se Japonia është treguar si një mike e vërtetë e Maqedonisë, para një viti dha një ndihmë prej 100.000 euro për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet, si dhe mori pjesë në sigurimin e mbështetjes për t’u përballur krizës së emigrantëve.

Në periudhën e ardhshme bashkëpunimi mes dy shteteve do të përforcohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë, e cila aktualisht është nën fazën përfundimtare të konsultimit, përskaj vazhdimit të projekteve tashmë të filluara për ndihmë teknike dhe trajnime në sektorë kyç, potencoi ai.

“Me të vërtetë besoj se përmes ambasadës tuaj dhe pranisë Tuaj në Maqedoni bashkëpunimi ynë do të zgjerohet në periudhën e ardhshme dhe se në vitet e ardhshme do të kemi bashkëpunim më të suksesshëm zhvillimor”, shtoi më tej zëvendëskryeministri Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button