Ohër, edhe mbrëmja e kaluar me tërmete

Në Ohër në ora 2:12 pas mesnate është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës së Rihterit, njofton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në jugperëndim të fshatit Kosel me thellësi prej 2 kilometra.

Qytetarët e Ohrit me ditë të tëra e jetojnë në frikë nga seria e tërmeteve që ka kapluar vendit, një pjesë e madhe e tyre kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën.

Si pasojë e tërmeteve të pandërprera në pikun e sezonit turistik Ohri është i boshatisur. Turistët që ishin duke pushuar në Ohër janë larguar pasi dridhjet e tokës nuk po ndalen ndërkohë është i madh edhe numri i atyre që kanë anuluar prenotimet edhe pse të paguara paraprakisht.

Që nga 18 qershori në rajonin e Ohrit janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete.

Земјотрес повторно го стресе Охрид

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button