Osmani: Rezultate që janë të rëndësishëm për ne që të krijojmë një shoqëri të qëndrueshme

Kaloi një muaj pas formimit të qeverisë së re. Me këtë rast, zv/kryeministri për euro integrime, Bujar Osmani, vendosi që përmes profilit të tij në Facebook, t’u drejtohet qytetarëve dhe përkrahësve, për tua prezantuar atyre punën e bërë deri më tani.

Siç deklaroi ai, takimi në Bruksel i cili ishte takimi i parë zyrtar i qeverisë së re, por edhe vizitat në Bullgari dhe Greqi, e kanë kompletuar imazhin  e qeverisë së re në lidhje me euro integrimet. Osmani shtoi se reformat janë interes mbipartiak dhe mbietnik dhe se ai nuk pret që të gjithë qytetarët të jenë të të njëjtit mëndim sa i përket kësaj çështjeje.

“Si rezultat i këtij refokusimi, i kësaj agjende, doli plani 3-6-9, plan i cili duhet të dërgojë dy mesazhe. Mesazhi i parë është se i pranojmë të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të partnereve tanë ndërkombëtar. I dyti mesazh është se erdhi koha për të dhënë rezultate konkrete. Rezultate që janë të rëndësishëm për ne që të krijojmë një shoqëri të qëndrueshme, ekonomi konkurruese  dhe shtet të begatë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button