Nuk ka kohë për dasma

Njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në vend, Labinot Tahiri, bëhet e ditur se është duke punuar në këngën e tij të radhës. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Shkumbin Nebihu, i cili ndër të tjera ka treguar edhe planet e Labit për këtë sezon…

“Zotni është Labi” kështu fillon intervistën menaxheri i tij Shkumbin Nebihu-Bini, i cili tregon se shumë shpejt Labi do të vijë me një këngë të re “Tash jemi duke e përgatitë një këngë të re. Muzikën e kam bërë unë në studion time ‘Bini Rekords’ kurse tekstin e ka bërë Avni Qaili, e cila do të dalë edhe me videoklip” ka treguar Bini. Ai mes tjerash ka shtuar se kënga do të jetë ritmike verore lloj i të cilit po kërkohet më së shumti në treg.

Ata ende nuk kanë vendosur se si do të titullohet kënga. I pyetur se a do të ketë album nga Labi këtë vit, Bini është përgjigjur duke thënë “Jo album nuk do të ketë për momentin po besoj në shtator do të mendojmë për atë. Madje Labi nuk do të ketë asnjë bashkëpunim njëherë për njëherë pasi që dëshiron që këtë verë të paraqitet vetëm me singlin e tij të ri”.

“Aq shumë kërkohet në mbrëmje muzikore”

Përveç angazhimeve të projektit të fundit, Labi është i angazhuar shumë edhe me mbrëmje muzikore. “Aq shumë kërkohet në mbrëmje muzikore Labi – gati çdo mbrëmje. Sezonin dimëror kemi qenë me shumë në diasporë dukë bërë muzikë, ndërsa tash kemi më shumë rezervime këtu në Kosovë. Tash kemi shumë mbrëmje të maturës dhe absolventiada” thotë Bini, duke cekur se nuk do të merren shumë me dasma dhe ahengje familjare këtë verë për shkak se janë të angazhuar shumë me mbrëmje tjera muzikore./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button