Britania ka mbi 100 miliarderë

Në krahasim me vitin 2004, numri i miliarderëve në Britani është 3 herë më i lartë. Ata së bashku, sot kanë një pasuri që vlerësohet rreth 300 miliardë funta, raporton, “The Guardian”.

Ndërsa Londra është vendi me numrin më të madh të miliarderëve në botë. Vetëm një vit më parë në Britani kanë jetuar 88 miliarder, me një pasuri totale prej 240 miliard funta. 

Kjo tregon se brenda një kohe të shkurtër në këtë vend ka edhe 20 miliarder më shumë, dhe se pasuria e tyre është shtuar për rreth 60 miliardë funta, shkruan “Express”.

Vendin e parë për pasuri në këtë vend e zënë vëllezërit indian Sri dhe Gopi Hinduja me rreth 12 miliardë funta, që është gati sa 10 herë buxheti vjetor i Kosovës. Pasuria e tyre vetëm nga viti i kaluar është rritur për 1.3 miliardë.

Ndërsa pas tyre renditet rusi Alisher Usmanov, pasuria e të cilit shënon 10.65 miliardë funta.

Megjithatë, britanikët nuk duhet të jenë edhe shumë të gëzuar me këtë fakt, pasi anglezi më i pasur renditet tek i 10-ti në këtë listë. Ai është Duka i 6-të i Westminster’it, Gerald Grosvenor, me një pasuri prej 8.5 miliardë funta.

Lajme të ngjashme

Back to top button