Ledri gati për ‘hallakamë’

Pasi bëri ‘bum’ me videokëngën e re “100 probleme”, tani reperi shqiptar si duket ka përvjelë mëngët dhe po xhiron një projekt të ri.

Është fjala për Ledri Vulën, i cili duket se po e sprovon vetën për atë që është shkolluar, atë të regjisorit. Kështu së paku shihet nga fotoja që fundi ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare të rrjetit social “Intagram”, e ku përbri saj ka lënë mesazhin “Hallakama”, që lë të kuptohet se është duke përgatitur një befasi të madhe për fansat e tij.

Nuk dihet nëse është duke regjistruar ndonjë videokëngë të re, apo është duke punuar në ndonjë vepër më të madhe, pasi që nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër rreth punës që është duke bërë. Por, duke marrë parasysh projektet që ka realizuar në të kaluarën ish i dashuri i modeles shqiptare Angela Martini, atëherë me të vërtetë do të bëj ‘hallakamë’ me krijimtarinë e re që po e realizon.

Lajme të ngjashme

Back to top button