Maqedoni, si të hiqet frika nga tërmetet?

Seria e tërmeteve të cilat e goditin rajonin e Ohrit dhe të Prespës, krijuan frikë dhe panik tek një numër i madh i qytetarëve. Siç kalojnë ditët, një pjesë e banorëve por edhe turistëve, mësuan se si të mësojnë me tërmetet dhe në mënyrë më të qetë e presin çdo dridhje të re, por nuk është i vogël numri i atyre të cilët netët i kalojnë akoma jashtë shtëpisë – duke fjetur në automjete dhe tenda, ndërsa disa kanë shkuar në vende më të sigurta. Numri i madh i dridhjeve u reflektua edhe në turizmin. Një numër jo i vogël i turistëve e ndërprenë pushimin dhe u larguan në shtëpi.

Personat profesionistë apelojnë që qytetarët sa më shumë që munden të qetësohen dhe t’i dëgjojnë rekomandimet se si të veprojnë gjatë tërmetit. Të shmangen rrjetet sociale pasi përmes tyre më së shumti përhapen dezinformata dhe panik dhe të vazhdojë funksionimi i përditshëm. Të mos lexohen informacione vazhdimisht të cilat lidhen me tërmetet dhe njerëzit të përpiqen të preokupohen me gjëra të tjera në vend se të mendojnë se kur do të ndodh tërmeti i ri.

Le të mos na mbisundojë frika

Prof. dr. Dimitar Bonevski, neuropsikiatër në Qendrën për Shëndet mental “Qendra” dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në katedrën për psikiatri dhe psikologji mjekësore, thotë se frika është e kuptueshme, por nuk guxon të mbisundojë.

“Çdo ballafaqim me situatën që do të thotë kanosje për lëndim ose rrezikimin e jetës në mënyrë të pakalueshme shkakton reagim të frikës. Reagimi i frikës është reagim i drejtpërdrejt afektiv (emocional). Ballafaqimi me tërmetin, i cili si dukuri natyrore është jashtë kontrollit të njeriut, e bën reagimin e frikës ekstrem të madh. Ndaj frikës përsëri ndikojnë karakteristikat individuale të personalitetit, përvojat paraprake si dhe (dez)informatat e ndryshme të cilat në rrethana të tilla përhapen me shpejtësi të madhe dhe ndikojnë në sjelljen e njerëzve. Gjithsesi, tërësisht e kuptueshme është nevoja e njerëzve që të ndodhen në një mjedis të cilin e përjetojnë si të sigurt për ta dhe për më të afërmit që është mënyra më e mirë për tejkalimin e stresit nga përjetimet e një situate të rrezikshme”, thotë prof. dr. Bonevski.

Димитар Боневски

Ai thotë se secili prej nesh reagon ndryshe gjatë tërmetit.

“Nëse ndonjë person nuk ndjehet i sigurt në ndonjë vend, nuk duhet me forcë të shtyhet të shkojë atje. Duhet të jetë në ndonjë vend ku ndodhet i qetë”, thotë profesori.

“Por, nëse gjendja e tij zgjat edhe pas qetësimit të situatës, atëherë mund të bëhet problematike. Besoj se, kur gjendja të normalizohet edhe më frikacaku do të kthehet në shtëpi”, thotë ai.

Në rast të tërmetit, duhet njeriu sa më shumë që mundet të qëndrojë i qetë dhe t’i zbatojë rekomandimet e ekspertëve se si të veprojë gjatë tërmeteve.

“Le t’i shënojë rekomandimet në një letër të cilën do ta ketë pranë në rast tërmeti që të mund të lexojë se çfarë duhet të ndërmarrë. Nuk duhet të bëjë panik dhe të ik. Dikush që jeton në katin e tetë mundet më shumë të lëndohet duke ikur se sa poqese qëndron në shtëpinë e vet”, thotë prof.dr. Bonevski.

Ai thotë se në hapësirat tona në memorien kolektive janë përkujtimet për tërmetin e vitit 1963 dhe pasojat katastrofike prej së njëjtit që të gjithëve së bashku na bën më të ndjeshëm ndaj ballafaqimit me këtë lloj të kanosjes natyrore.

 	o2.

Fëmijët i kopjojnë të rriturit

Prof. dr. Sasho Stojçev, neuropsikiatër dhe drejtor i SPQ “8 Shtatori” me mesazh për prindërit që të kenë kujdes se si sillen para fëmijëve të tyre.

Ai thotë se, fëmijët vetëm kopjojnë prindërit, ata nuk duhet që frikën t’ua bartin atyre.

Katastrofa është në kokën tonë

Psikologia Mirjana Jovanovska thotë se nuk ekziston formulë magjike ose këshillë që të hiqet frika.

“Nuk ka katastrofë. Por, në fantazinë tonë ka katastrofë. Njerëzit nuk janë të gatshëm dhe nuk dinë se si të reagojnë. Kjo bën që të rritet paniku, katastrofa që përjetohet edhe krahas asaj që nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka viktima, nuk ka dëme të mëdha, por, njerëzit, veçanërisht ata të cilët i shfrytëzojnë rrjetet sociale, lehtë hyjnë në rrethin e fantazive, druajtjeve dhe parashikimeve katastrofike”, thotë psikologia Jovanovska.

Sipas saj, njerëzit mund të ndihmojnë nëse informohen mirë se çfarë duhet të ndërmarrin në rast tërmeti. Duhet të strehohen në atë vende në shtëpi për të cilat ekspertët thonë se janë më të sigurta, vlerëson Jovanovska.

“Shkallët, ashensorët dhe ballkonet duhet të shmangen në ndërtesa, duhet ndalur në ndonjë shtyllë, në këndin e dhomës, nën mobilie të mëdha, të fshihen nën tavolinë. Këto janë këshillat e personave profesionistë. Ndjenja se ne megjithatë mund ta kontrollojmë situatën dhe të bëjmë diçka, do të na japë një dozë qetësie”, thotë psikologia.

“Nëse ndonjë person është frikësuar shumë, më mirë është të zhvendoset prej vendbanimit dhe të qëndrojë atje derisa të qetësohet”, thotë Jovanovska.

 	o4.j

Të vazhdojë funksionimi i përditshëm

Dr. Sllavica Arsova, specialiste psikiatre nga Klinika për psikiatri thotë se personat duhet të vazhdojnë me funksionimin e përditshëm.

“Shqetësimi nuk mund të lë pasoja të përhershme. Ajo është një reagim stresues akut dhe zakonisht zgjat një ose dy maksimum deri në tre ditë”, shton Arsova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button