Trump: Takim i jashtëzakonshëm me Putinin

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se ka pasur një “takim të jashtëzakonshëm” me presidentin rus Vlaldimir Putin.

“Takim i jashtëzakonshëm ishte ai i djeshmi me Vladimir Putinin”, ka thënë Trump në fillim të takimit me kryeministren britanike Thereza May, në ditën e fundit të samitit G20 në Hamburg.

Takimi i presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë që duhej të zgjaste tri orë, është përmbyllur pas dy orësh e gjysmë.

Ata kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në jugperëndim të Sirisë, ka njoftuar Asociated Press duke u thirrur në burime anonime të zyrtarëve amerikanë.

Siç thuhet ndërprerja e luftimeve do të duhej të hyjë në fuqi më 9 korrik në mesditë sipas kohës lokale në Damsak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button