Putin zgjat sanksionet për Shqipërinë

Vladimir Putin ka firmosur dekretin presidencial për zgjatjen e sanksioneve, ndaj vendeve që kundërshtuan Rusinë dhe vendosën saksione ndaj saj, pas ngjarjeve në Ukrainë dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë, shkruan Top Channel.

Në dekretin që mban datën 30 qershor, Putin vendos zgjatjen e bllokimit deri më 31 dhjetor 2018, për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanadanë, Australinë, Norvegjinë, Ukrainën, Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilave nuk u lejohet të çojnë në Rusi asnjë produkt bujqësor apo lëndë të para për industrinë.

Dekreti i Putinit është miratuar në datën 4 korrik nga kryeministri Medvedev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjatjes së sanksioneve ruse kundrejt Shqipërisë, sanksione këto që prekin kryesisht eksportin e produkteve bujqësore.

Kjo është hera e dytë, që kreu i Kremlinit vendos zgjatjen e dekretit të tij të parë të vitit 2014, i cili ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme për vendet, të cilat u bashkuan kundër Rusisë dhe kundërshtuan aneksimin e Krimesë.

Ky vendim i Vladimir Putinit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar të tjera sanksione ndaj Rusisë, të cilat prekin kryesisht kompanitë që kontribuojnë me furnizime me pjesë këmbimi, shërbime ose teknologji “drejtpërdrejt” për ndërtimin ose mirëmbajtjen e gazsjellësve rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button