Milani mbetet pa Euro Ligë

Se kjo sezonë e Milanit duhet harruar sa ma shpejtë që është e mundur dëshmon fakti që Milani këtë edicion ka patur vështirësi ti mposhtë edhe skuadrat e vogla të Serie A , e fundit ishte humbja në Bergamo me Atalantën sot 2:1.

Gola për Milanin u shënua nga një devijim i futbollistit të Atalantës në minutën e 52 duke shënuar autogol Gianpaolo Bellini , ndërsa për skuadrën fituese bergameze golat i shënuan German Denis në minutën e 68 nga penalltia , ndërsa me një ‘eurogol’ e përshëndeti skuadrën e Milanit për në shtëpi Franco Brienza në minutën e 94 të takimit.

Milani me këtë humbje ka ngecur në pozitën e nëntë me 54 pikë duke i humbur gjasat përfundimisht për plasman në Europa League, ndërsa Atalanta me këtë fitore ka grumbulluar 50 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button