‘Alfa’ ka kryer mbi 300 arrestime për vetëm 1 muaj

Njësiti Special për intervenime të shpejta “Alfa’, gjatë muajit të kaluar, bëri arrestimin e 320 personave. Kështu, 36 persona janë arrestuar pas hetimesh ndaj tyre, 17 me urdhëresë gjyqësore, 42 nën dyshimin e kryerjen së veprës penale, 20 për vepër penale të kryer dhe 8 për vuajtje të dënimit në burg. 

Në mesin e të arrestuarve, janë edhe 13 persona shtetas të huaj me status të parregulluar qëndrimi. Sipas njoftimit të MPB-së, janë arrestuar edhe 48 persona për pjesëmarrje në rrahje, sulm fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. 

Një person është arrestuar për mbajtje të armës, 57 të tjerë për posedim të lëndëve narkotike, kurse për shkelje të rregullave të trafikut dhe në dogana janë arrestuar 46 persona. “Alfat” në muajin e kaluar kanë asistuar edhe në 17 raste gjatë ushtrimit të kontrolleve nëpër shtëpi dhe hapësira të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button