Evakuohet kopshti, fëmija mori një dinamit me vete në klasë
Policia gjermane ka evakuuar një kopsht në qytetin Darmstadt, pasi mësuesit kanë gjetur një kallëp dinamiti në ambientet ku mësonin fëmijët.
“Një fëmijë ka gjetur kallëpin e dinamit gjatë shëtitjes në pyll dhe e ka marrë me vete në çerdhe. Pasi ka luajtur për disa minuta ai ka vënë në raft”, tha zëdhënësja e policisë, Andrea Leb.
Kur u njoftua fillimisht policia përgatiti një operacion të gjerë me forcat për caktivizimin e bombave duke menduar se bëhet fjalë për dinamit të vendosur qëllimisht nga ekstremistët.